I hyn peshkaqeni në kafazin që supozohet të jetë si mbrojtje nga ta [video]

14 Tetor 2016 - 11:02      

Një zhytës e ka gjetur veten të bllokuar në kafaz me një peshkaqen, ndërsa ky i fundit është futur papritur brenda, por mrekullisht ai ka shpëtuar.

Pamjet e pabesueshme janë filmuar në brigjet e Kalifornisë, në të shihet që “ekspedita” për të vrojtuar peshkaqenin vajti tërësisht keq dhe mund të kishte përfunduar me vdekjen e zhytësit, transmeton tch.

Videoja nis me peshkaqenin e madh që i afrohet një karremi të vendosur për të dhe zhytësin që ndodhet brenda kafazit gati për të fotografuar peshkaqenin, por diçka ka shkuar tmerrësisht keq dhe peshkaqeni ka përfunduar brenda kafazit.

Por në një mënyrë të pabesueshme, peshkaqeni ka dalë nga pjesa e sipërme e kafazit duke ia kursyer jetën zhytësit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...