Komandantët me nofka të Çun Lajçit

14 Tetor 2016 - 10:41      

Aktori veteran i Kosovës Çun Lajçi, i njohur edhe me kundërshtimin e tij për Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, për të cilin ka shkruar vargje mospajtuese e ironizuese, kësaj radhe, me një poezi paksa satirike, ai ka thumbuar komandantët e luftës, transmeton Koha.net.

Në poezinë e vet të publikuar në profilin e vet të Facebookut, Çun Lajçi komandantët i ka quajtur vetëm “nofkaxhinj”.
Lexojeni poezinë:

Komandanta me Nofka

Unë s'luftova si ju se trim s'isha
S'kisha zemër luani e plumbit iu tutsha
Vetëm fotografitë ua shikoja e mrrekullohesha
Me ju çlirimtarët e mi
E t'bukur e trima ju andrrova!
Kush Tel kush Gjarpër kush Murriz e Çakall
Dhe kur zbritet nga mali si letra u dogja
S'pashë Tarabosh as Tomor
Veç komandanta me nofka!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...