Cili është shteti me numrin më të madh të viktimave nga fatkeqësitë natyrore

13 Tetor 2016 - 14:09      

Haiti është vendi më i prekur në botë nga katastrofat natyrore, sipas numrit të viktimave, gjatë 20 viteve të fundit, tregojnë hulumtimet e Kombeve të Bashkuara.

Pothuajse 230 mijë njerëz kanë humbur jetën në aksidente elementare, mes të cilëve është edhe tërmeti në vitin 2010, thatësira trevjeçare e shkaktuar nga El Ninjo dhe uragani Methju.

Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për zbutjen e pasojave nga katastrofat, Robert Glashner në konferencën për shtyp deklaroi se në rastin e Haitit është shumë e qartë lidhja mes varfërisë dhe fatkeqësive natyrore.

Ai sqaroi se Zelandën e Re e ka goditur tërmeti me fuqi të njëjtë ku nuk ka pasur viktima, ndërsa në Kili në tërmetin me intensitet të njëjtë ka pasur shumë më pak viktima.

"Mendoj se është mjaft skandaloze dhe e papranueshme ajo që ne jashtë Haitit mund ta shohim stuhinë që vjen në televizion, ndërsa është e pamundshme që të kontaktohen njerëzit në vendngjarje me paralajmërim të hershëm ose kur ajo u bë nuk ishte më i dobishëm për shkak të trajnimit të pamjaftueshëm të banorëve", shtoi ai.

Hulumtimet tregojnë se 90 për qind të rasteve të vdekjes në katastrofat natyrore janë vërejtur në vendet me të ardhura të vogla ose mesatare.

Fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse janë tërmetet dhe cunamet, ndërsa pastaj pasojnë katastrofat e lidhura me klimën.

Vërshimet, rrëshqitja e dheut, temperatura të larta dhe stuhitë e fuqishme u dyfishuan gjatë 20 viteve të fundit.

Pas Haitit, sipas numrit të viktimave në fatkeqësitë natyrore pasojnë Indonezia, Mianmari, Kina, India, Pakistani, Rusia, Sri Lanka, Irani dhe Venezuela.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...