Deputetja mëkon foshnjën në foltore të Parlamentit [video]

13 Tetor 2016 - 10:36      

Deputetja e Parlamentit islandez Unur Bra Konradsdotir ka mbajtur fjalim duke e mëkuar foshnjën e vet, vajzën një muaj e gjysmë, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, transmeton Koha.net.

Ajo me këtë rast ka thënë se mëkimi është gjëja më e natyrshme në botë.
Deputetja me orientim të djathtë e Partisë për Pavarësi i ka thënë AFP-së se të folurit gjë nuk e pengoi foshnjën.

"Përkundrazi, do ta pengonte sikur t’ia ndërprisja mëkimin gjatë kohës që flisja”, ka thënë nëna e tre fëmijëve.
Mediet islandeze kanë raportuar se kjo ka ndodhur për herë të parë në historinë e këtij vendi.

Në Islandë, në vitin 1980 kryetare e vendit për herë në mënyrë demokratike u zgjodh Vigdis Finbogadotir.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...