Banorët e pesë qyteteve amerikane më të lumturit e më të shëndetshmit

13 Tetor 2016 - 09:55      

Washington, 13 tetor - Amerikanët që jetojnë në pesë qytetet më aktive në vendin e tyre janë banorët më të lumtur dhe më të shëndetshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), tregon hulumtimi i Institutit amerikan "Gallup and Healthways".

Studimi është kryer në bazë të 150.000 intervistave në periudhën nga janari 2014 deri në dhjetor 2015.

U vërtetua se banorët e Bostonit, Washingtonit, Chicagos, New Yorkut dhe San Franciscos janë më së paku obezë, më pak vuajnë nga diabeti, tensioni i lartë e gjakut, kolesterolit të lartë dhe depresionit në krahasim me banorët e qyteteve më të vogla amerikane.

Siç theksohet, tek banorët e qyteteve të përmendura është regjistruar interes i lartë për aktivitete fizike si dhe një numër i vogël i konsumatorëve të produkteve të duhanit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...