12 Tetor 2016 - 11:05
Ekipet policore në Angli, Uells dhe Irlandë Veriore, kanë zbuluar më shumë se 450 vende të maceve mes viteve 2010-2015.
Norfolk dhe Suffolk janë vendet në të cilat janë gjetur më së shumti leopardë dhe puma. Panterat e zeza në këto dy vende janë raportuar vazhdimisht nga mediat britanike, raporton Daily Mail.
Jonathan Downes, ekspert i kafshëve të egra, ka thënë se ligji i vitit 1977 nuk lejon njerëzit që kafshët e egra t’i mbajnë si kafshë shtëpiake.
“Shumë kafshë të egra janë mbajtur në shtëpi dhe janë lëshuar. Ose ato kanë ikur nga kopshtet zoologjike dhe janë lënë të lira”, ka thënë Downes, transmeton Koha.net.
“Jam fort i sigurt se macet e mëdha siç janë leopardi dhe puma duhet të shumohen, sepse ato nuk mund të jetojnë 40 vjet në botën e egër”, ka shtuar ai. “Gjithashtu kemi pasur raste të leopardëve femra me këlyshë duke u endur nëpër male”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...