Zemërim në Iran pas dyshimeve se zëvendëspresidentja shtrëngoi dorën e një burri

8 Tetor 2016 - 12:56      

Një shtrëngim duarsh i pafajshëm mes ministres gjermane së Mjedisit, Barbara Hendricks dhe zëvendëspresidentes së Iranit, Massumeh Ebtekar shkaktoi zemërim në mediat iraniane dhe rrjetet sociale, ku ministrja me flokë të shkurtra u ngatërruar për një burrë.

Zhurma ndodhi pasi televizioni shtetëror IRIB njoftoi takimin mes zëvendëspresidentes, Ebtekar dhe ministres gjermane të Mjedisit, Hendricks në Berlin, ku ato shtrëngonin duart.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Tasnim Agency, raporti i IRIB-së dhe fotot çuan në supozime, duke përfunduar në një zhurmë të madhe në Iran se Ebtekar kishte shtrënguar dorën e një burri.

Të shtrëngosh dorën e një burri të huaj është rreptësisht tabu për gratë praktikuese myslimane në Iran dhe një akt që mund të kishte kosto edhe tek Ebtekar, e cila është gjithashtu kryetarja e agjencisë së mjedisit të vendit të saj, duke humbur punën.

Tasnim Agency sqaroi sot historinë duke njoftuar se Hendricks është në fakt një grua, edhe pse agjencia vuri në dukje se në videoraportin e takimit ministrja gjermane “ngjasonte si një burrë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...