5 Tetor 2016 - 09:28
Arsyeja për këtë është pasi ata kishin reaguar ashpër ndaj arbitres anësore Lucie Ratajova pas barazimit 3:3 kundër Zbrojovka Brno, duke thënë se femrat e kanë vendin në kuzhinë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtori i përgjithshëm i Spartës, Adam Kotalik, ka arsyetuar këtë dënim.
“Për t'u bindur me sytë e tyre, se femrat nuk e kanë vendin vetëm në kuzhinë, ata do të stërviten tash me skuadrën e femrave”, ka thënë Kotalik për gazetën çeke “Lidove noviny”.
Irritimi ndaj arbitres anësore ishte krijuar pasi që Brno kishte shënuar golin e barazimit në fund të ndeshjes, nga një pozitë që shumë lojtarë të Spartas e kishin vlerësuar si jashtë loje.
Portieri 24-vjeçar Kobuek kishte deklaruar: “Mendimi im është se femrat duhet të mbesin në kuzhinë dhe të mos marrin vendime në futbollin e meshkujve”
Ndërkohë Vacha në Facebook kishte postuar një foto të arbitres anësore Ratajkova me tekstin “në kuzhinë”.
Ndërkohë presidenti i Federatës së Futbollit të Çekisë, Miroslav Pelta, i ka quajtur këto komente si të papranueshme. Komisioni Disiplinor do të vendosë këtë javë për këtë rast.
Ndërkohë Koubek ka postuar në “Facebook” një foto të bashkëshortes së tij me vajzën e tij të vogël dhe ka kërkuar falje.
“Unë i dua këto femra të mia dhe dua, që në jetë të arrijnë diçka, me të cilën mund të jemi krenarë”, ka shkruar Koubek.
Sparta Praga, pas nëntë xhirove, zë vendin e katërt me 16 pikë, gjashtë më pak se lideri Mlada Boleslav.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...