Imami që s’i do shamitë sulmohet gjatë emisionit në TV [video]

4 Tetor 2016 - 22:00      

Imami kontrovers nga Sydney i Australisë është sulmuar me këpucë gjatë një emisioni direkt në Egjipt.

Mostafa Rashid ishte duke diskutuar nëse gratë myslimane duhet të mbajnë shami apo jo, kur avokati Nabih al-Wahsh hoqi këpucën e tij dhe e goditi atë në kokë.

Rashidi, i cili është një mysliman i moderuar sipas dailymail, ka thënë më parë se gratë nuk duhet të mbajnë shami dhe se alkooli nuk është i ndaluar, transmeton koha.net.

Komenti i tij mbi shamitë, ka zemëruar aq shumë al-Wahsh, sa që ka hequr këpucën e tij dhe ka goditur atë.
E edhe Rashid ka goditur atë duke tentuar të mbrohej, ndërsa më vonë ka ndërhyrë ekipi realizuesi i emisionit për t’i ndarë ata.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...