3 Tetor 2016 - 19:00
Punimet për imitimin e trenit të blinduar gjerman po zhvillohen brenda një ish-fabrike në Gluszyca, më pak se 15 km larg Walbrzych, ku po kryhen kërkimet për trenin origjinal, pavarësisht të dhënave kontradiktore mbi ekzistencën apo vendndodhjen e tij. Ndërtuesi Slawomir Suchorowski vendosi së bashku me grupin e tij se kishte ardhur koha ta merrnin vet në dorë mitin e trenit nazist.
“Idea erdhi nga kërkimet e gjata nga eksploruesit në Walbrzych për trenin legjendar të mbushur me flori, por që fatkeqësisht nuk po gjendet. Kështu vendosëm të ndërtojmë një tren në shkallën 1 me 1 dhe deri më tani puna ka qenë e suksesshme. Kemi ndërtuar vagonin e parë të blinduar dhe më pas do të bëjmë edhe 3 të tillë, e gjithashtu lokomotivën”, tha ai, shkruan tch.
Edhe ish-fabrika ku po ndërtohet treni u ka shërbyer nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Kur të jetë gati, e gjithë zona do të kthehet në një atraksion turistik, në përpjekjen për të rigjallëruar popullaritetin në vend.
Treni imitim është 12 metra i gjatë, trupi i tij përbëhet nga laminati, ndërsa rrotat nga çeliku. Që të duket si autentik, ai ka nevojë edhe për një shtresë boje.
Sipas burimeve historike, treni origjinal u ndërtua në vetëm 3 javë në vitin 1945, me pjesë të marra nga automjete të ndryshme në një fabrike të Vroklavit të sotëm. Ai ishte i pajisur me dy armë automatike dhe një stacion radioje. Në të operonin 100 punonjës hekurudhash dhe ushtarë. Pavarësisht informacioneve të detajuara për ndërtimin e tij, ekzistenca e trenit nuk është konfirmuar plotësisht dhe fatit i tij pas luftës mbetet një mister.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...