30 Shtator 2016 - 21:33
Në një njoftim për media, ministria e Mjedisit bën të ditur se, arinjtë e konfiskuar nga Inspektorati Shtetëror i Pyjeve dhe i Mjedisit, ishin mbajtur në robëri edhe pse mosha e tyre ishte relativisht e vogël (6 – muajshe).
Mbas aktit të konfiskimit arinjtë u dërguan në Kopshtin Zoologjik Tiranë dhe në datën 30 shtator ku dhe u pagëzuan me emrat Rocki dhe Smocky.
Transporti u realizua ditën e sotme nga Kopshti Zoologjik drejt aeroportit të Rinasit. Bashkë me transportuesit ishin të pranishëm edhe veterinerët e huaj të cilët asistuan në të gjitha procedurat e nevojshme. Shoqata ARA ka bashkëpunuar edhe me parë me Ministrinë e Mjedisit, për dërgimin e arinjve të tjerë në qendrat e tjera të shpëtimit në Gjermani dhe në Itali.
Pas aktit të konfiskimit, Ministria e Mjedisit ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për transferimin e arinjve, përfshi këtu dhe përgatitjen e lejes CITES.
Bashkë me dy arinjtë e vegjël, numri i arinjve që janë shpëtuar nga robëria dhe janë dërguar në qendra strehimore apo janë në proces dërgimi arrin në 15.
Ndërkohë Ministria e Mjedisit po punon për realizimin e identifikimit të plotë dhe matrikullimin e të gjithë arinjve që mbahen në robëri nëpërmjet vendosjes së mikrocipeve dhe një fushate ndërgjegjësuese për fenomenin e mbajtjes në robëri të arinjve në Shqipëri.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...