30 Shtator 2016 - 11:30
Luanët, të dy të gjinisë mashkullore, Majo dhe Motshegetsi, dolën nga kafazi dhe kapërcyen një kanal rreth orës 8:40 të mëngjesit të sotëm, përpara se kopshti zoologjik të hapej për vizitorët si çdo ditë. Ata u gjetën më pas në një gëmushë në një gjendje tepër shqetësuese, transmeton tch.
Edhe pse njëri prej tyre u dërgua sërish mbrapsht në kafazin e tij, tjetri mbeti në gjendje agjitative dhe e vetmja mundësi ishte të qëllohej për vdekje.
“Ky është një fund tepër i trishtë, të cilin nuk do ta doja kurrë për atë (luanin)”, tha drejtori i kopshtit zoologjik, Joerg Junhold. “Por në të tilla raste, siguria personale e stafit dhe e njerëzve të tjerë ishte prioritare”.
Dy kafshët, të njohur edhe si luanët Etosha, pasi vinin nga një zonë me këtë emër nga Namibia, mbërritën në kopshtin zoologjik të Lajpcigut muajin e kaluar, kur u transferuan nga Bazeli i Zvicrës.
Luanët u gjetën vetëm pak më larg nga kafazët ku qëndronin të mbyllur, e pas kësaj rreth 40 kopshtarë i rrethuan me automjete të posaçme, në përpjekje për t’i nxitur ata të ktheheshin mbrapsht. Ata ia dolën mbanë të kthenin njërin prej tyre pas rreth 3 orësh, me ndihmën e një rrjete gardhi, ndërsa tjetri kaloi në një gjendje tepër kritike pasi kopshtarët u përpoqën ta qetësonin.
Mediat lokale thonë se Majo është ai që shpëtoi, ndërsa luani Motshegetsi mbeti i vrarë. Kafazët e luanëve ndodhen në kopshtin zoologjik prej 15 vitesh, sipas asaj që thotë drejtori. Deri më tani nuk ka pasur asnjë problem me to, por tashmë është e nevojshme të rishihet siguria në këtë kopsht zoologjik.
Shumë njerëz të interesuar për vizitë në kopshtin në fjalë u mblodhën përpara hyrjes, por nuk mundën të bënin gjë, pasi kopshti mbeti i mbyllur përgjatë pjesës më të madhe të ditës për shkak të arratisë së luanëve.
Hera e fundit që një luan ishte arratisur nga kafazët në Lajpcig ka qenë në vitin 1913, duke shkaktuar edhe një kërkim masiv, që përfundoi me vrasjen e 6 luanëve të arratisur, raporton “Leipziger Volkszeitung”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...