Murgeshat në Itali sfidojnë kishën, martohen mes vete

29 Shtator 2016 - 12:40      

Dy ish-murgesha janë martuar me njëra-tjetrën në veri të Italisë, si sfidë ndaj kundërshtimit të Kishës Katolike për martesat e të njëjtit seks.

Dy gratë, të quajtura Federica dhe Isabel, siç transmeton oranews mediat italiane, u martuan me një ceremoni civile nga kryetari lokal, Luca Salvai pranë Torinos, pas legalizimit të martesave të homoseksualëve në Itali këtë vit.

“Zoti do njerëz të lumtur që e jetojnë dashurinë hapur,” tha Isabel për të përditshme italiane La Stampa. “Ne i kërkojmë Kishës sonë të mirëpresë njerëzit që duan njëri-tjetrin”.

Gratë, të dy nga 44-vjeç, donin të shmangnin paraqitjen në media të martesës së tyre, dhe kështu dhanë një intervistë për La Stampa.

“Ishte një ceremoni shumë e thjeshtë,” tha z.Salvai. “Ishte festa e tyre dhe unë jam i lumtur që arriti t’i ndihmoj në plotësimin e dëshirës së tyre”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...