28 Shtator 2016 - 16:06
Kampi “Campcentuy” u vendos në Grenlandën veripërendimore më 1959. Nga bregdeti ishte 200 kilometra larg. E quanin “qyteti nën akull”, ndërsa në labirintet e tuneleve tetë metra nën sipërfaqe ishin vendosur laboratore, dyqane, spitale, kapela, madje edhe kinema. Aso kohe aty jetonin 200 ushtarë, transmeton Koha.net.
Kampi ishte instaluar në kuadër të projektit sekret “Krimbi i akullt”, ndërsa qëllim kryesor kishte krijimin e makinerive për raketat bërthamore, të cilat në rast skenarësh më të këqija, do të mund të arrinin caqet në Bashkimin Sovjetik. Ushtria kishte vendosur nën akull rreth 600 raketa me rreze të mesme, ndërsa Qeveria e Danimarkës, në pronësi të të cilës atëherë ishte Grenlanda, as që e dinte për këtë.
Aty shkencëtarët kryenin testime me materie biologjike, kimike e bërthamore, ndërsa inxhinierët shponin akullin për ngritjen e objekteve ku fshihnin armë me vlera të larta.
“Mendohej se kurrë nuk do të zbulohet”, i ka thënë “Gardianit” shkencëtari dhe eksperti i ndryshimeve klimatike, Wiliam Colgan.
Projekti “Krimbi i akullt” pësoi debakël më 1967, kur inxhinierët kuptuan se lëvizja e akullit konstant dhe koha labile do të mund të zbulonte fshehtësinë e tunelit.
Sivjet, fatkeqësisht, në Grenlandë janë shënuar temperatura rekorde, akulli po shkrin më shpejt se në shekullin e 20-të dhe shkencëtarët me të drejtë janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë kur në sipërfaqe të dalin të gjitha ato që kishte fshehur akulli para më shumë se 50 vjetësh.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...