27 Shtator 2016 - 15:45
Alberto Mugrabi, djali 46 vjeçar i indrustialistit izraelit e koleksionues arti Jose Mugrabi, i tha “po” 23 vjeçares Colby Jordan, vajzës së miliarderit 68 vjeçar, biznesmenit nga Chicago John W.Jordan II.
Dhëndri dhe nusja sa gjysma e moshës së tij u martuan përmes një ceremonie luksoze në Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes.
Për dasmën 5 milionë dollarëshe çifti mori me qera të gjithë pronën, pavarësisht se të ftuarit paguan për dhomat e tyre. Lista përfshinte supermodelet Karlie Kloss dhe Heidi Klum, binjaket Olsen, Princeshë Beatrice dhe Owen Wilsen.
Para ceremonisë u paralajmërua se do të kishte një “nivel sigurie të Shtëpisë së Bardhë” dhe se kishte monitorues anti-dronë në ndërtesë. Gjithashtu të ftuarve iu kërkua të mos postonin foto në rrjete sociale, por shumë prej tyre e injoruan këtë pjesë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...