Pas 43 vjetësh në karrocën e invalidit, në këmbë të veta

26 Shtator 2016 - 15:51      

Portugezi, Rufino Borego (61) i ka kaluar në karrocën invalidi 43 vjet për shkak të diagnozës së gabuar mjekësore, shkruan Dayli Mail, transmeton Koha.net.

Kur ishte fëmijë, 13 vjeç, në spitalin e Lisbonës mjekët i kishin thënë se vuante nga distrofia e pashërueshme. Që atëherë e deri para pak vitesh, ai ishte i lidhur me karrocën invalidore.

Për fatin e Boregut, më 2010 një neurolog kishte shfaqur dyshimin se i sëmuri në karrocën invalidore ndoshta vuante nga miastenia kongjenitale, një sëmundje tjetër dhe e shërueshme nga ajo që e kishin diagnositifikuar.

Miastenia është një sëmundje shumë e lehtë në krahasim me distrofinë. Nga ajo sëmundje muskujt mund të shërohen me ushtrime.

Pas një viti ushtrime, Borego la përgjithmonë karrocën invalidore dhe nisi të ecë në këmbë të veta, transmeton Koha.net. Ai sot bën jetë plotësisht normale, shkon në ushtrime dhe dy herë në vit viziton ftiziatrin.

Ai thotë se askënd nuk e fajëson për diagnozë të gabuar për shkak të cilës 43 vjet i kaloi karrocën invalidore, meqë miastenia dikur ishte një sëmundje fare e panjohur.

Siç thotë, tani të vetmen dëshirë që ka është ta kalojë mirë pjesën e mbetur të jetës.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...