Burri që u jep jetë makinave të shkrimit në katër dekada

25 Shtator 2016 - 14:50      

Haluk Erçelik nga Stambolli, i cili prej 40 vitesh realizon riparimin e makinave të shkrimit, u "jep jetë" atyre të cilat kanë humbur disponueshmërinë me përhapjen e pajisjeve kompjuterike.

Me zhvillimin e teknologjisë, makinat e shkrimit janë shndërruar në "gjëra antike" në ambientet shtëpiake, gjithashtu edhe profesioni i riparimit të këtyre makinave është në prag të zhdukjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Haluk Erçelik i cili e vazhdon këtë profesion, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tregoi se para se të shkonte në ushtri nuk ka patur një punë të përhershme, por kur është kthyer rastësisht ka filluar riparimin e makinave të shkrimit.

Ai duke theksuar se me anë të një reklame në gazetë ka nisur punën te mjeshtri i tij, tha se "Kam kuriozitet ndaj çështjeve teknike. Çmontimi i një makine dhe riparimi i saj ma tërheq vëmendjen. Në një reklamë në gazetë kërkohej punonjës për riparimin e makinave të zyrës, makinave të shkrimit dhe kalkulatorëve. Hyra atje dhe për një kohë të shkurtër e zotërova këtë profesion. Pasi e mësova brenda një viti, dola dhe hapa një vend pune. E bëjë këtë punë me dëshirë që prej 40 vitesh".

Erçelik duke treguar se makina e shkrimit më është shndërruar në një çështje kurioziteti, tha se "Ia tërheq vëmendjen të rinjve. Të rinjtë të cilët kanë interes ndaj shkrimit me anë të saj vijnë këtu. Disa i blejnë dhuratë të fejuarës ose bashkëshortes. Ata që dëshirojnë të shkruajnë, që kanë interes ndaj makinave të vjetra vijnë këtu. Makina e shkrimit është një makinë e cila formon një lidhje me përdoruesin, është si shoku juaj. Në një kompjuter mund të hyni dhe ta dini se çfarë keni bërë, por në makinën e shkrimit vetëm ju dhe ajo mund ta dijë. Edhe pse nuk ka njerëz si më parë që vijnë të blejnë, ata që vijnë më bëjnë të lumtur".

"Punën që e bëjmë mundohemi ta prezantojmë nga interneti"

Erçelik, duke theksuar se makinat e shkrimit, konsiderohen si sende unike që qëndrojnë si dekor dhe se nuk ka punonjës për riparimin tyre tha se "Tashmë edhe nuk ka punë që të ketë punonjës. Më përpara ky profesion ishte shumë i vlefshëm. Por tashmë njerëzit nuk kanë interes. Makina e shkrimit është në prag të zhdukjes. Nuk ka as të interesuar që ta mësojnë".

"Unë si person që e bëj këtë profesion i dua shumë këto makina dhe nuk dua që të harrohen. Makina e shkrimit është një makinë shumë e rëndësishme në historinë e njerëzimit. Njerëzit këtë e përdorën për shkrimin e novelave dhe punimet e tyre shkencore. Mendoj se është një shpikje shumë e rëndësishme. Dua që njerëzit mos ti harrojnë këto makina. Tashmë bëj shitje dhe blerjen nga interneti të makinave të cilat i riparoj", tha Erçelik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...