Kapet gjarpri më i madh në histori [video]

25 Shtator 2016 - 13:04      

Punimet për ndërtimin e një ndërtese në shtetin brazilian të Paras, kanë nxjerrë në sipërfaqe ndoshta zvarranikun më të madh që ka parë ndonjëherë njerëzimi.

Punëtorët zbuluan në hapjen e themeleve të ndërtesës në Altamira një anakonda gjigante dhe për vënien nën kontroll të saj u desh përdorimi i vinçave dhe zinxhirëve.

Gjarpri është i gjatë mbi 10 metra, peshon pak më shumë se 400 kilogramë dhe ka një diametër prej 1 metër gjerësi.

Kapja e gjarprit është filmuar nga njëri prej punëtorëve dhe videoja e tij është përhapur me shpejtësi, transmeton tch. Shumë komentues kritikojnë lidhjen me zinxhirë, e ndoshta edhe vrasjen e gjarprit, pasi sipas tyre ai duhej të lihej i lirë në habitatin e vet natyror.

Pavarësisht këtyre komenteve, fati i gjarprit mbetet i paqartë. Nuk dihet nëse është vrarë apo është lëshuar sërish në natyrë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...