Policia i gjobitë shoferët e super-veturave gjatë testimit të shpejtësisë

24 Shtator 2016 - 23:45      

Kur jeni duke vozitur një veturë prototip, ndoshta edhe mund të fshiheni disi, por kur kemi të bëjmë me një kolonë veturash të tilla, pa dyshim se do të bini në sy, madje dhe përkundër kamuflimit të ngjyrës.

E kjo gjë i ka ndodhur tre prototipave të kompanisë së veturave Ford Motor Company e cila ishte duke i testuar super-veturat GT nëpër rrugët malore të Kolorados, transmeton Koha.net. Ato tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve, por kur tejkaluan kufizimin e shpejtësisë në atë zonë, tërhoqën vëmendjen edhe të ligj-zbatuesve.

Tre shoferët testues të Fordit ishin ndaluar nga policia në zonën e kanionit Glenwood, Kolorado, ndonëse shpejtësinë e kishin tejkaluar për vetëm pak km/h, raporton “The Vail Daily”.

Duhet pasur parasysh se “pak më shpejtë” është mënyra standarde e vozitjes për secilin që është i ulur në Ford GT. Fundja, bëhet fjalë për një super-veturë e cila ka motor 3.5-litër Twin-Turbo me kapacitet prej 600 kuajfuqi.

Gjithashtu, nëse mund të përballoni çmimin e kësaj super-veture prej 450 mijë dollarësh, atëherë me siguri se do të mund të përballonit edhe disa “tiketa” për tejkalim të shpejtësisë përgjatë rrugës.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...