25 Shtator 2016 - 10:15
Çdo vizitor që futet për herë të parë në bodrum ku dëgjohen vetëm rënkime, do t'i fshinte automatikisht gjasat e Norm Deviosit 75-vjeçar, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Në moshën e tij, njeriu i gjatë 170 centimetra dhe me peshë prej 70 kilogramëve nga Hopkintoni, nuk duket një mundës i duarve. Por, Devios e ka dominuar plotësisht këtë sport për hiq më pak sesa në 40 vjetët e fundit.
Në këtë bodrum, mundësit vetëm ulen nëpër tavolina dhe sfidojnë njëri-tjetrin. Shumica që e njohin Devion i shmangen, por jo edhe ata që nuk e njohin dhe befasohen pasi të mposhten nga plaku.
“Hej, shikoni: ky është abuzim i të vjetrit”, bërtet Devio pasi të mposht ndonjë “viktimë” të re, derisa të tjerët që e njohin menjëherë ia plasin të qeshurave.
Ata e kanë parasysh se kjo është një shaka e Devios që e bën në tavolinë, pasi të mposhtë një kundërshtar dyfish më të madh se ai dhe 50 vjet më të ri.
“Kështu e kanë të gjithë ata që nuk më njohin dhe me nënvlerësojnë sapo të futen për herë të parë në këtë bodrum”, thotë Devio, derisa është në pritje të ndonjë kundërshtari tjetër... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...