Studimi i ri tregon se për çka mund të pendohen minjtë

24 Shtator 2016 - 14:42      

“Pendesa është vetëdija e një gabimi të bërë dhe mendimi se nëse do të kishit vepruar ndryshe, atëherë gjërat do të ishin më mirë”. Kështu shprehet profesor David Redish nga Universiteti i Minesotës, i cili është drejtues i studimit.

“Pjesa më e vështirë e studimit ishte ndarja e pendimit nga zhgënjimi, që ndodh kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç priteshin. Çelësi i dallimit mes të dyjave gjendet në zgjedhjen e minjve”.

Shkencëtarët vendosën të bëjnë një eksperiment që analizoi sa gjatë mund të prisnin minjtë për lloje të caktuara ushqimesh. Nga zbulimet rezultoi se minjtë prisnin më shumë për shije të caktuara, duke na lënë të mendojmë se ata kanë preferenca individuale. Kjo do të zbulohej përmes ujdive të mira dhe atyre të këqija. Ndonjëherë minjtë prisnin pak për një vakt të mirë dhe më shumë për një vakt më pak të mirë. Te njerëzit një pjesë e trurit, e quajtur lëvorja orbitofrontale, është aktive gjatë pendesës. E njëjta gjë u vu re edhe tek minjtë që kuptuan se kishin humbur një mundësi të mirë ushqimi.

Për çudi, tek minjtë lëvorja orbitofrontale përfaqësonte atë që minjtë duhet të bënin dhe jo shpërblimin e humbur. Kërkimet e mëtejshme do t’i lejojnë studiuesit të kuptojnë përse njerëzit veprojnë në mënyra të caktuara. Në të ardhmen studimi mund t’i ndihmojë studiuesit të kuptojnë si ndikon pendesa tek vendimet e njerëzve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...