Zbulohet misteri i vrasjes së para 800 vjetëve në Australi

24 Shtator 2016 - 14:09      

Një mister i lashtë i një vrasje që ka ndodhur para shumë se 800 vjetëve, më në fund është zgjidhur, transmeton koha.net.

Skeleti i zbuluar para dy vjetësh në Australi, me një qarje të madhe në kafkë, sipas disa shkencëtarëve dëshmon se personi është vrarë nga një bumerang.

Hulumtimi i gjerë ka konstatuar se arma bumerang ka shkaktuar qarjen nga kockat frontale e deri te nofulla.

Mendohet se njeriu ishte rreth 25 dhe 35 vjeç kur vdiq, dhe kishte ngrënë karavidhe për herë të fundit, transmeton Mirror.

Ai është varrosur me shumë kujdes dhe është ruajtur shumë mirë deri në zbulimin e tij në Toorale të Australisë, transmeton koha.net.

Nga numri i lëndimeve të tij, shkencëtarët besojnë se ai ishte luftëtarë.

Shkencëtarët deri tani ishin shumë të habitur me plagën e tij, pasi mendohej se është shkaktuar nga një armë metalike. Ai ishte regjistruar, si një njeri me emrin Kaakutja, i cili ka vdekur në mes të shekullit 13, rreth 600 vite para se të arrinte hekuri në Australi.

Pastaj ekspertët nga Universiteti Griffith kthyen vëmendjen e tyre nga mjetet vendëse, si sëpata e gurit, e gjëra të ngjashme, ku në fund vendosën se ishte bumerang ajo që ka lidhje më së shumti si armë e vrasjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...