Turqia prodhon një jaht luksoz që punon me energji diellore

23 Shtator 2016 - 09:45      

Në zonën e lirë të Antalyas (ASBAŞ), e cila renditet në krye të listës në Turqi për prodhimin e jahteve ultraluksoze dhe megajahteve, siç transmeton TRT, është prodhuar një jaht që punon plotësisht me energji diellore.

Jahti luksoz 19 metra i gjatë është testuar për 2 muaj në det të hapur dhe rezultatet kanë qenë të suksesshme.

Ndërtimi i jahtit kushtoi 1,3 milion dollarë dhe iu dorëzua porositësit, një biznesmen australian.

Pjesa e sipërme e jahtit katamaran është e pajisur me panele diellore.

Jahti ka edhe një gjenerator për tu ushqyer me energji elektrike në rast nevoje.

Me bateria të karikuara plotësisht jahti mund të përshkojë në det një rrugë 20 milje të gjatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...