80 fshikullime nëse vesh fanela të ekipeve të famshme

22 Shtator 2016 - 13:59      

Nuk është aspak diçka e panjohur urrejtja që ka Shteti Islamik për futbollin.

Shpesh, ky grup terrorist ka ndërmarrë masa ndëshkuese për ata që ndjekin sportin më popullor në botë. Sipas tabloidit britanik “Mirror”, këtë radhë, ISIS ka bërë të ditur se ndalon në mënyrë kategorike që të vishen fanelat e skuadrave përfaqësuese apo klubeve që janë të markave Nike dhe Adidas. Për ata që e thyejnë këtë rregull, dënimi është 80 goditje me kamzhik, transmeton tch.

Kështu, sipas këtij të ashtuquajturi ligj, është e ndaluar që të vishen fanelat e kombëtareve të tilla si Spanja, Franca, Gjermania, Anglia apo SHBA si dhe të klubeve të tilla si Real Madrid e Barcelona. Po kështu, është e ndaluar që të vishen edhe fanelat e Milan, Manchester United e Chelsea.

Të bën përshtypje se në komunikatën e ISIS-it janë përfshirë edhe fanelat e hershme të dy yjeve të futbollit me numrat 9 dhe 19, Ronaldo dhe Messi, sigurisht, edhe këto të ndaluara që të vishen.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...