20 Shtator 2016 - 14:46
Por mumia Otzi, e seksit mashkull që u gjet në Alpe, ende mahnit shkencëtarët, të cilët vazhdojnë të mësojnë rreth kufomës 5300-vjeçare. Pas zbulimit, policia njoftoi rreth trupit të ngrirë në shtator të 1991 dhe filloi një hetim penal, transmeton top-channel.
Kufoma ishte vendosur në një arkivol druri pranë stacionit të policisë dhe oficerët u habitën kur zbuluan se Otzi kishte vdekur rreth 3350-3100 para erës sonë.
Mumia e ngrirë në dëborë, u quajt Otzi sepse trupi u zbulua në Alpet Otztal. Pavarësisht se mumia është gjetur përpara një çerek shekulli, ende vazhdon që të habisë shkencëtarët të cilët zbulojnë të dhëna të reja, duke shfrytëzuar teknologjinë e re.
Zbulimet tregojnë se Otzi ka gjetur vdekjen nga një plagë në kokë. Përpara se ai të vdiste, referuar mbetjeve që janë gjetur në stomak, thuhet se 12 orë përpara vdekjes, ka konsumuar një vakt të bollshëm. Otzi ka qenë 46 vjeç kur ka vdekur.
Ai kishte sy kafe, mjekër, flokë të gjatë dhe 61 tatuazhe. Këta të fundit nuk kanë qenë për zbukurimin e trupit, por tatuazhet janë bërë për arsye shëndetësore, siç ka qenë procesi i akupunkturës së sotme.
Pranë trupit të tij janë gjetur një sëpatë dhe një thikë bakri, një luks ky si iPhone 7 në ditët e sotme. Rrobat e tija ishin gjithashtu të ruajtura mirë; duke përfshirë dollakë dhe një pallto të bërë nga lëkura e dhisë, një kapelë prej leshi, këpucë e të tjerë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...