Ish-lojtari i Cityt lë futbollin, shkaku i fesë

20 Shtator 2016 - 09:42      

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Jeremy Helan, që para disa vjetësh konsiderohej si pasardhës i Patrice Evras, ka vendosur t'i japë fund karrierës në futboll për t'iu përkushtuar plotësisht fesë. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet angleze, shkruan sot Koha Ditore.

Helan, i cili këtë edicion po luan në Championship me skuadrën e Sheffield Wednesdayt, shumë shpejt do të dalë me një deklaratë për vendimin e tij që nuk e ka pritur askush. 24-vjeçari është një mysliman i devotshëm dhe pas largimit nga futbolli aktiv po planifikon të zhvendoset në Arabinë Saudite.

"Helan ka kontratë me klubin deri në fund të këtij edicioni. Drejtuesit e klubit janë habitur me vendimin e tij, pasi ata kanë planifikuar që t'ia ofrojnë kontratën e re, meqë janë të kënaqur me paraqitjet e lojtarit", ka thënë një burim brenda klubit anglez. "Ai gjatë javës së shkuar i ka paralajmëruar krerët e klubit për vendimin...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...