Rrëfimi emocionues i futbollistit që mposhti paralizën

20 Shtator 2016 - 12:40      

Fabio Pisacane ka realizuar ëndrrën e vet. Mbrojtësi 30-vjeçar, më në fund ka debutuar në Serie A. Ai u aktivizua në fitoren e Cagliarit 3:0 në shtëpi kundër Atalantas, pasi u fut nga banka e rezervistëve në minutën e 75-të. Pas ndeshjes, Pisacante nuk ka mundur të përmbahet, duke shpërthyer në lot gjatë intervistës, shkruan sot Koha Ditore.

Arsyeja e lotëve të Pisacantes, është se udhëtimi i tij deri në Serie A nuk ka qenë i lehtë. Pisacante ka kaluar nëpër shumë vështirësi, pasi për disa muaj ka qenë i paralizuar dhe në gjendje kome shkaku i një sëmundjeje që sulmon sistemin nervor. I ndodhi kjo kur ishte 16 vjeç. Megjithëkëtë, Pisacante asnjëherë nuk është dorëzuar. Ai ka ëndërruar që të luajë në Serie A dhe këtë e realizoi.

"Një mëngjes u zgjova nga gjumi dhe nuk mund të lëvizja duart. Kuptova se kisha një sëmundje, e cila sulmon sistemin nervor dhe për disa muaj kam mbetur i paralizuar. Gjithashtu, për një periudhë kam qenë edhe në komë", ka zbuluar Pisacane. "Mirëpo, me ndihmën e Zotit kam arritur të tejkaloj edhe këtë sëmundje dhe të realizoj ëndrrën time për të luajtur në Serie A. Mund të them se jam njeriu më i lumtur në botë, pasi mposhta të gjitha pengesat për të arritur deri këtu"...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...