‘Google Street View’ ruan privatësinë e lopës, ia mjegullon fytyrën [foto]

18 Shtator 2016 - 21:20      

Jemi mësuar të shohim fytyra të njerëzve të mjegulluara apo targa të makinave nga Google në mënyrë që të mbrohet privatësia në imazhet e ‘Street View’, por kafshët nuk e kanë të njëjtin fat, përveç një lopës në Cambridge.

Një foto e publikuar në Twitter nga opinionisti i The Guardian, David Shariatmadari shihet një lopë që ishte duke kullotur në afërsi të lumit Cam dhe Google i kishte mjegulluar fytyrën, transmeton Koha.net.

Postimi i tij është shpërndarë më tepër se 9 mijë herë, përderisa shumë replika janë postuar si shaka me foto të tjera të kafshëve me fytyrë të mjegulluar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...