Migrena shfaqet në… vepra arti! [foto]

18 Shtator 2016 - 13:08      

Më shumë se 500 vepra arti të mbledhura që nga viti 1980 që shpjegojnë, në një mënyrë më të saktë se sa fjalët, çdo të thotë të kesh migernë.

Kjo iniciativë është e OJQ-së britanike “Migraine Action”, në përpjekje për të ndihmuar ata që vuajnë nga ky problem dhe të eleminojnë mitet që i rrethojnë.

Ky koleksion, i disponueshëm në faqen e internetit http://www.migraineart.org.uk/ përmban vepra të stileve të ndryshme, të artistëve të njohur apo të të apasionuarve të thejshtë, transmeton ATSH, që mbulojnë të gjitha karakteristikat e sëmundjes si për të rriturit edhe për fëmijët.

Madje mund të gjenden përshkrime se si shikimi turbullohet, apo metafora për të përshkruar llojin e dhimbjes që ndjehet.

Ky grumbullim vjen falë një projekti të universitetit të Leiçesterit, i drejtuar nga Katherine Foxhall.

“Shpresa jonë, është që kjo faqe të shndërrohet në një burim të dobishëm për personat me migrenë dhe për familjet e tyre, ashtu si për neurologët, operatorët sanitarë dhe të edukimit, për studentët dhe vetë artistët. Në veçanti shpresojmë se mund të ndihmojë fëmijët me migrenë, dhe ata që kujdesen, për të ditur më shumë mbi këtë sëmundje të njohur por shpesh të keqkuptuar”, thekson Foxhall.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...