18 Shtator 2016 - 11:55
Japonia tashmë vuan për nga popullsia më e vjetër në botë dhe nataliteti shumë i ulët, ndërsa Qeveria është duke luftuar që të stimulojë martesat dhe të bërit prind.
Në këtë studim janë anketuar njerëz të pamartuar të moshës 18 deri 34 vjeçare dhe rezultatet tregojnë se 42 për qind e beqarëve dhe 44.2 për qind e beqareve nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale asnjëherë, transmeton Koha.net. Ky lloj studimi bëhet çdo pesë vjet nga Instituti Kombëtar i Popullsisë në Japoni dhe nga Sigurimi Shoqëror.
Qeveria e Japonisë ka punuar shumë për të rritur natalitetin në vitet e fundit, duke ofruar stimuj të tillë si mbështetje për kujdesin e fëmijëve dhe uljen e taksave.
Herën e fundit, ky lloj studimi është bërë në vitin 2010, ku rezultoi se 36.2 për qind e beqarëve dhe 38.7 për qind e beqareve kanë thënë se janë ende të virgjër.
Gati 90 për qind e të anketuarve kanë thënë se duan të martohen “dikur në të ardhmen”. Por, 30 për qind nga 2,706 beqarë provuan që të martohen dhe 26 për qind nga 2,570 beqaret e anketuar kanë thënë se aktualisht ishin duke kërkuar vetëm për një lidhje.
“Ata duan që të martohen. Por e lënë anash martesën pasi që kanë shumë boshllëqe në mes të idealeve të tyre dhe realitetit”, ka thënë Futoshi Ishii, kryehulumtuesja e i këtij studimi, për “Japan Times”, shkruan “The Telegraph”, transmeton Koha.net. “Kjo është arsyeja pse njerëzit martohen më vonë ose qëndrojnë beqarë gjatë gjithë jetës, duke kontribuar në natalitetin e ulët të vendit”.
Tani, një organizatë e quajtur “Virgin Academia”, e krijuar nga organizata jo-qeveritare “White Hands”, ofron leksione të fokusuara në atë se si të krijohet një marrëdhënie e shëndetshme si dhe aktivitetet e tilla si orët e vizatimit të jetës lakuriqe.
Mungesa e aktiviteteve seksuale mund të duket në kundërshtim me një shoqëri të ngopur me imazhe seksuale, nga televizionet dhe mangave komike në tabelat për reklama të qytetit.
Por vitet e fundit është parë një ndryshim në strukturat tradicionale familjare dhe një ngadalësim i zgjatur ekonomik si një central elektrik global, i cili thuhet se ka rezultuar që shumë njerëz të luftojnë për ruajtur sigurinë dhe punët me orar të plotë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...