18 Shtator 2016 - 11:22
Stafi mashkullor i kompanisë, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, është dashur të hanë rrush i cili qëndronte i varur në gjoksin e kolegeve të tyre sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Videoja, e publikuar në mediat sociale të Kinës, pretendon se aktiviteti ka pasur për qëllim “përmirësimin e miqësisë mes kolegëve”, transmeton Koha.net.
Në video shihen disa femra me rrush të ngjitur për qafe e që qëndron i varur pikërisht tek gjoksi i tyre.
Punëtorëve meshkuj u ishte dhënë sfida për të ngrënë rrushin me gojë, por pa ndihmën e duarve.
Në fund të videos, njëri prej meshkujve duket se del fitues i garës duke e ngrënë krejt rrushin e varur në qafën e koleges së tij. Edhe partnerja e tij shihet e gëzuar me fitoren e tyre.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...