Figurina 8 mijë vjeçare zbulohet në Turqi

16 Shtator 2016 - 16:05      

Profesori tregon se figurina, që realisht i ngjan pak Hyjneshës në Fron, gjendej nën një platformë bashkë me copa tjera xhami vullkanike që sugjeron që mund të jetë vënë në këtë lokacion si pjesë e ndonjë rituali.

Arkeologët kanë zbuluar së fundmi një figurinë të rrallë të një gruaje që daton 8 mijë vite prapa, një një gërmadhë në provincën Konya në Turqi.

Profesori Ian Hoddler nga Stanford University i ka thënë Associated Press se figurina 17 centimetërshe është unike sepse është e gdhendur nga guri, ndryshe nga të tjerat të bëra nga balta. Ajo është punë zejtare si dhe është në gjendje të mirë.

Profesori tregon se figurina, që realisht i ngjan pak Hyjneshës në Fron, gjendej nën një platformë bashkë me copa tjera xhami vullkanike që sugjeron që mund të jetë vënë në këtë lokacion si pjesë e ndonjë rituali.

Figurinat e tilla shpesh mendohen si perëndesha të fertilitetit. Megjithatë, Hodder thotë se këto figurina tregojnë gratë që kanë pasur një status në shoqëri.

“Figurina ka gjoks të bukur dhe një bel të hollë, që mund të asocojë me bukurinë e një gruaje dhe statusin e saj në një konstalacion shoqëror”.
Konya në Turqi është pjesë e UNESCO-s dhe aty bëhen gërmime që nga vitet 1960.

“Hyjnesha në fron”, në anën tjetër, është një nga ekzemplarët e shumtë, të cilët, siç kanë pohuar edhe më parë autoritetet në Kosovë, i janë rrëmbyer Muzeut të Kosovës nga Beogradi, gjatë luftës së fundit. Këtë ekzemplar e ka kthyer në Kosovë në vitin 2002 ish-shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara, Michael Schteiner.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...