Havva Şeker studente në moshën 57-vjeçare

16 Shtator 2016 - 09:54      

Stamboll, 16 shtator - Gruaja 57 vjeçare Havva Şeker, e cila braktisi shkollimin në moshën më të re, tashmë ka kaluar provimet pranuese për të studiuar në Fakultetin Filozofik me korrespondencë në Universitetin Anadolu dhe kështu vazhdon ëndrrën e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Şeker në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se mos përfundimi i shkollimit ka shkaktuar gjithmonë keqardhje tek ajo.

Ajo tregoi se në moshë të re nuk ka patur mundësi të vazhdojë shkollimin për shkak se kishte mbetur jetim.

"Shumë doja të mësoj. Por, nuk mundja. Për këtë shkak i shkollova fëmijët. Vajza ime përfundoi studimet në Universitetin Teknik të Stambollit në vendin e parë. Ndërsa djali im e përfundoi Inxhinierinë Industriale në Universitetin Marmara. Tani është duke magjistruar. Mendoja se tani unë e kam radhën. Brenda dy vite e gjysëm mbarova shkollën e mesme. Hyra në provimet pranuese të universitetit. E fitova të drejtën për të studiuar në Fakultetin Filozofik. Dhashtë Zoti ta përfundoj me sukses. Më parë mësoja anglisht. Gjithashtu në kurs për kompjuterë. Mësuesi im i anglishtes dhe miqtë e mi kanë kontribut", thotë studentja 57-vjeçare.

Şeker, theksoi se ka interes ndaj filozofisë pasi edhe në shkollën e mesme ka zgjedhur filozofinë si lëndë zgjedhore.

"Po të isha e shkolluar ndoshta do të mund ti edukoja fëmijët e mi edhe më mirë", tha Şeker, për të shtuar se pasi të mbarojë shkollimin universitar do të interesohet edhe më shumë për nipërit dhe mbesat.

Më tej ajo tha se bashkëshorti i saj është i kënaqur nga kjo. Şeker, gjithashtu bëri të ditur se pas mbarimit të fakultetit me sukses do të vazhdojë magjistraturën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...