“Hëna e tërbuar” në Kinë [video]

15 Shtator 2016 - 14:02      

Festivali i mesit të vjeshtës në Kinë është koha kur njerëzit kthejnë kokën nga hëna, por banorët e qytetit Fuzhu patën mundësinë që të shihnin shumë më nga afër këtë trup qiellor që i bllokoi rrugën.

Sigurisht nuk bëhet fjalë për hënën e vërtetë, por një hënë plastike të fryrë me ajër si pjesë e zbukurimeve që, për shkak të erës së fortë të tajfunit Meranti, u shkëput nga vendi ku ishte fiksuar dhe shkaktoi mjaft probleme në trafik.

Videot amatore të kalimtarëve të rastit shfaqin trupin qiellor pjesërisht të shfryrë që rrotullohet përmes një kantieri ndërtimi, mbi makina dhe pranë këmbësorëve. Banorët e zonës i gjetën shumë shpejt nofkën dhe e quajtën hëna e tërbuar, megjithëse pranuan se incidenti gjallëroi situatën e trishtë të festivalit që është dëmtuar ndjeshëm nga tajfuni.

Pikërisht prej këtij të fundit, shumë njerëz në Kinë nuk do të shohin dot hënën gjatë festivalit që i kushtohet satelitit të vetëm natyror të Tokës. Kjo bëri që shumë komuna të vendosin hëna plastike të fryra me ajër për të zëvendësuar disi panoramën që do t’i mungojë shumë kinezëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...