Plani për të bashkuar Afrikën me Europën në një “superkontinent” [video]

15 Shtator 2016 - 10:49      

Në pikat e tyre më të afërta, Afrika edhe Europa janë vetëm 14 kilometra larg, por prapë deti Mesdhe pengon kontinentet që të bashkohen, transmeton koha.net.

Por në vitin 1928, një arkitekt gjerman ka propozuar një plan të quajtur Atlantropa, i cili sugjeron zbrazjen e Detit Mesdhe dhe krijimin e “superkontinentit Eurafrican”.

Derisa ideja tani duket shumë e çuditshme, ajo është konsideruar seriozisht nga krerët e shteteve, madje edhe në Kombet e Bashkuara, transmeton koha.net.

Herman Sorgel ka shpresuar se ky plan kolosal do të ishte zgjidhja e krizës së emigrantëve në Europë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe të sjellë paqe në botë.

Kjo ide është sugjeruar në vitin 1928 nga Sorgel, i cili pa pushim e ka promovuar atë deri në vdekjen e tij në vitin 1952.
Superkontinenti i tij do të krijohej duke ndërtuar diga gjigante rreth ngushticës së Gjibraltarit, Dardaneleve dhe në mes të Sicilisë e Tunizisë.

Ai besonte se kjo do të shndërronte Detin Mesdhe në dy basene, njëri në pjesën perëndimore rreth 100 metra ndërsa tjetri në pjesën lindore 200 metra.

Kjo do të sillte 660,200 kilometra tokë të re, që i bie më e madhe se Franca.
Derisa ky plan tani duket shumë qesharak, kur Sorgel së pari e sugjeroi atë, ai është marrë shumë seriozisht nga arkitektët, inxhinierët, politikanët dhe gazetarët.

“Ajo se çfarë e bënte Atlantropan aq atraktiv ishte vizioni për të sjell paqe në botë, jo nga politika e diplomacia por nga një zgjedhje e thjeshtë teknologjike” thotë Dr Vidal.
Deti Mesdhe është formuar rreth 5.3 milionë vite më parë nga një përmbytje kolosale.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...