Stuhia më e fuqishme e këtij viti përfshin Tajvanin, kërcënon Kinën

14 Shtator 2016 - 12:56      

Pas mbërritjes së supertajfunit “Meranti”, stuhia më e fuqishme e këtij viti, mijëra njerëz janë evakuuar dhe mijëra shtëpi kanë ngelur pa energji elektrike në Tajvan.

Sipas mediave ndërkombëtare, Tajvani dhe Kina kanë shpallur gjendjen e gatishmërisë së lartë, transmeton Shekulli. Ndërkohë stuhia epike po godet ishullin me erëra deri në 370km/h, më të shpejta se makinat e Formula 1 dhe reshje të dendura.

Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se shkollat dhe institucione në jug të Tajvanit janë mbyllur dhe dhjetëra fluturime janë anuluar. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Si pasojë e tajfunit “Meranti”, katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa rreth 4000 policë dhe ushtarë janë vendosur në zonat e prekura më rëndë për evakuime të ardhshme që mund të nevojiten.

“Janë marrë masat e duhura dhe nuk pritet shkatërrim apo dëme masive”, shprehet autoritetet tajvaneze. Ndërsa meteorologët thonë se 23 milionë njerëzit në Tajvan do të lagen ndjeshëm nga supertajfuni, i cili gjithsesi forcën e tij kryesore do ta zbrazë në Kinë.

Supertajfuni “Meranti” është më i forti që godet Tajvanin në 21 vjet dhe kur të mbërrijë në provincën kineze Gunagdong do të jetë më i forti që godet këto zona në 47 vitet e fundit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...