14 Shtator 2016 - 14:22
Konkurrimi më se 100-vjeçar e sheh garuesin të mbështesë njërën këmbë mbi një tullë të sheshtë në ngjyrë të florinjtë e të lëshojë sallamin e mbështjellë në formë të rrumbullakët, me shpresën se do të arrijë të godasë ëmbëlsirat e vendosura në ndërtesën përballë.
Arma tradicionale, pudingu i zi - siç e quajnë anglezët, - është një lloj sallami i bërë me dhjamin dhe gjakun e derrit, të cilit i shtohet miell tërshëre e në disa raste edhe kokrra elbi.
Gara mendohet se përkujton një rivalitet të lashtë mes Lancashire dhe Yorkshire, të cilët përdornin asokohe ushqimet e njëri-tjetrit.
Pudingët e zinj peshojnë rreth 3 kilogramë dhe shënjestra e tyre ngrihet në 7.62 metra lartësi. Secili konkurrent ka të drejtën e 3 gjuajtjeve. Kush rrëzon më shumë ëmbëlsira të Yorkshirit, është fituesi.
Titullin këtë vit e rrëmbeu 50-vjeçari Gavin Ogden, një ish-lojtar kriketi, i cili mposhti kampionët e 3 viteve të mëparshme, prania e të cilëve e bëri garën edhe më të fortë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...