Zbulohet shkaku pse u bë i kuq lumi Daldykan në Rusi

13 Shtator 2016 - 11:34      

Pas disa ditësh më në fund prodhuesi më i madh në botë i nikelit pranoi se ngjyrosja me të kuqe e lumit Daldykan, në Rusi, ishte shkaktuar nga derdhja e kimikateve nga një prej impianteve të tij.

Norilsk Nickel deklaroi se shirat e rrëmbyer të 5 shtatorit shkaktuan dëmtim të digës së filtrimit të impiantit metalurgjik Nadezhda, duke çuar në shkarkimin e tij në lumin Daldykan.

Kompania në fillim e mohoi kategorikisht se ishte ajo përgjegjëse pas imazheve të lumit të kuq pranë Norilsk, që u bënë publike javën e shkuar, transmeton TCh njoftimet.

Megjithatë, në deklaratë thuhet se nuk ekziston rrezik ndaj njerëzve, kafshëve të egra apo mjedisit.

Aktivist i "Greenpeace Russia" Alexei Kiselyov thotë se është shumë herët për të gjykuar ndikimin e këtyre kimikateve që bën lumin të kuq. Kompani është akuzuar gjithmonë për standardet e dobëta të sigurisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...