13 Shtator 2016 - 09:35
Kompania teatrale “Torn Out Theater” nga New Yorku u bashkuan me shoqatën “The Outdoor Co-Ed Topless Pulp Fiction Appreciation” për produksionin unik të shfaqjes “Shtrëngata”, që kompletoi shfaqjen e tyre të dytë në parkun “Prospect” të Brooklynit të shtunën.
Ideja prapa kësaj shfaqjeje gratis ishte që të shfrytëzohet tregimi dhe teatri për të përçuar mesazhin e pozitivitetit trupor.
“Është gjë interesante të ndjej se nuk po bëj vetëm një deklaratë si aktore, të luaj një rol të mrekullueshëm, por jam duke bërë një deklaratë si femër për seksualitetin femëror, lakuriqësinë femërore duke e normalizuar atë dhe duke e bërë atë jo-seksuale dhe jo-kërcënuese”, ka thënë Gina Marie Russell, e cila luajti rolin e Prosperos, dukeshës së Milanos, raporton Reuters.
Regjisori Pitr Strait thotë të ketë qenë i shqetësuar për shfaqjen, por se gjithçka shkoi për mrekulli, transmeton Koha.net.
Kompania prapa shfaqjes është dashur të merr leje për të aktruar tërësisht lakuriq.
Shfaqja në fjalë nuk e pati problem të mbushte karriget, ndërsa në audiencë, siç thanë aktoret, kishte njerëz shumë kureshtarë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...