Fshati ku secili banorë ka të paktën njëqind mijë euro

12 Shtator 2016 - 12:48      

Fshati më i pasur në botë ndodhet në Kinë dhe quhet Huaxi.

“Fshati numër 1 nën qiell”, ku secili prej banorëve ka një pasuri prej të paktën njëqind mijë eurosh dhe çdo familje jeton në një vilë, një fshat me arsim e kujdes shëndetësor falas dhe që ka aeroplanë dhe planifikon të blejë edhe anije.

Fshati Huaxi ndodhet në provincën Jiangsu të Kinës Lindore.

Ai është themeluar në vitin 1961. Mrekullia ekonomike e Huaxisë është një ndërthurje e punës për begatinë e përbashkët me modelin ekonomik të tregut të lirë.

I njohur si një pararendës i reformës dhe i hapjes në Kinë, Wu Renbao nuk ndoqi një qasje të ngurtë e dogmatike ndaj zhvillimit të ekonomisë kolektive, por u nis nga kushtet konkrete të fshatit të tij.

“Ne kemi kaluar një jetë shumë të vështirë. Jetonim në kasolle kashte, hanim krunde dhe nuk kishim asgjë në xhepat tanë,” është shprehur Wu për gazetarët e shumtë që e kanë intervistuar.

“Besoj se nuk është kurrë gabim të zhvillosh ekonominë dhe t’i bësh njerëzit e zakonshëm të pasur. Për mendimin tonë, kjo është përparësi.”

Në vitin 1998 Huaxi u bë e para komunë e regjistruar në bursë. Ajo është tani një grup më 57 kompani dhe që ka lidhje me 15 institucione kërkimore dhe universitete.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...