Meteori shpërthen sipër Qipros

11 Shtator 2016 - 12:56      

Zyrtarë të Qipros janë pushtuar me njoftime të qytetarëve se qielli është shndritur përnjëherë dhe se pastaj është dëgjuar një shpërthim shurdhues, transmeton Koha.net.

Policisë i janë paraqitur njerëz të cilët pohojnë të kenë parë një objekt të çuditshëm vezullues në kurorën e maleve Troodos në natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes.

Banorë të atij rajoni thonë se në qiell kanë parë një dritë gjelbër-bardhë e pastaj kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm të largët i cili edhe e ka dridhur tokën, njoftojnë medie të huaja .

Jordanis Dimitriadis, zëdhënës i Shërbimit gjeologjik të Qipros ka thënë se nuk është gjetur dëshmi që objekti nga gjithësia atë natë të ketë rënë në Tokë.

Nëse raportet për meteorin mbi Troodosin janë të saktë, Dimitriadis thotë se me siguri ai ka qenë një gur i madh dhe se ai ka shpërthyer lart në qiell e copat e tij janë shpërndarë.

Policë në ndërkohë janë vënë në kërkim të pjesëve eventuale ë të meteorit.

Shënime të agjencisë NASA thonë se 13 mijë e 500 shkëmbinj kozmikë, përfshirë asteroidet dhe kometat e të gjitha formave, gjenden në largësi prej 50 milionë kilometrash nga orbita e Tokës. 30 nga objekte të tilla brenda vitit ia dalin të vijnë deri te Toka, porse ato digjen në atmosferën e saj.

Shumë nga meteorët që bien në Tokë nuk vërehen për shkak se bien në oqeane ose në vise të pabanuara.

Sivjet, megjithatë është parë një meteor duke rënë në Atlantik.

NASA ka njoftuar se ai ka qenë një gur me diametër nga 5 – 7 metra. Ai në muajin shkurt shpërtheu në oqean afër bregdetit të Brazilit.

“Meteorët e kësaj madhësie nuk paraqesin ndonjë problem” , ka thënë astronomi-bloger, Phil Fil Plit . “Po të kishte ndodhur në vendbanim, meteori do të kishte thyer disa dritare deh sigurisht se do t’i kishte frikësuar shumë njerëzit, por nuk mendoj se do të kishte shkaktuar ndonjë dëm më të madh”, ka thënë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...