11 Shtator 2016 - 08:18
Por tani e tutje një ironi e tillë nuk do të jetë më e mundur sepse diktatorit mendon se nuk po e marrin seriozisht, të paktën sipas asaj që shkruan “Independent” dhe që e transmeton mapo.
Çdo lloj batute, kuptimi të dyfishtë apo sarkazme, do të dënohet me ligj. Dy fjali në mënyrë të veçantë do t’u ndalohen të gjithë qytetarëve si në bisedat e përditshme ashtu edhe në ato zyrtare.
E para është “Të gjithë fajin e ka Amerika”: mësohet se ajo është përdorur shumë herë, edhe gjatë takimeve dhe konferencave, për të tallur regjimin i cili e shkarkon pëegjëgjësinë e veprimeve të tij ndaj vendeve të tjera. Ndërsa fjalia tjetër e ndaluar godet vetë diktatorin.
“Është vetëm një budalla që nuk di të shohi se si po ecën bota”, e cila përdoret për të qortuar dhe theksuar politikën izolacioniste të Kim-Jong-Un-it, dhe duket se është thënë për të komentuar mungesën e tij në përkujtimet e luftës së dytë botërore që janë bërë në Kinë dhe në Rusi.
Shumë histori që kanë të bëjnë me Kim-Jong-Un nuk janë konfirmuar asnjëherë, por kanë ngjallur kuriozitetin dhe indinjimin e pjesës tjetër të botës ndaj një diktature që është e mbuluar nga misteri. Një prej lajmeve më kurioze ka të bëjë me 2013-n, kur doli se diktatori kishte bërë të ligjshme vetëm katër modele flokësh, të gjitha të frymëzuara nga “xhufka” e tij.
Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, edhe sarkazma indirekte do të konsiderohet si sharje ndaj regjimit dhe kështu që do të dënohet me ligj.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...