U sulmua me acid, 19-vjeçarja sfilon në pasarelën e New Yorkut

10 Shtator 2016 - 10:06      

E shpërfytyruar si pasoje e një sulmi me acid, modelja 19­vjeçare sfidoi perceptimin e bukurisë duke sfiluar në pasarelën e javës së modës në New York.

Modelja indiane Reshma Quereshi, u shfaq me një fustan të bardhë me qëndisje, të dizenjatores Archana Kochhar.

Mediet ndërkombëtare shkruajnë se eventi me kryefjalë të bukurën dhe elegancën ishte një botë larg Allahbadit në Indi, ku ajo pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe humbi njërin sy dy vite më parë, pasi u sulmua me acid sulfurik nga ish­kunati i saj dhe burra të tjerë.

Quereshi nuk kishte menduar kurrë se do të udhëtonte jashtë vendit, e aq më tepër të sfilonte në Nju­Jork. Sipas “Daily Mail”, pasi iu nënshtrua një sërë operacioneve kirurgjikale dhe tentoi të vetëvritej disa herë, e reja u takua me themeluesin e grupit “Bëj dashuri, jo shenja”, që ndihmon të mbijetuarit e krimeve me sfond gjinor.

Tani 19­vjeçarja është imazhi i fushatës online të grupit, që ka marrë mbi 1.3 milion klikime.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...