9 Shtator 2016 - 09:43
Gjithçka po ecte sipas planit por një 70- vjeçar amerikan nga Kansas City, në vend që të arratisej, ju dorëzua një punonjësi sigurie të bankës dhe priti qetësisht ardhjen e policisë.
Protagonisti i ngjarjes së ndodhur të premten e kaluar, siç raporton Reuters, quhet Lawrence John Ripple dhe kur u arrestua nga policia u justifikua me fjalët, “Më mirë të shkoj në burg se sa të rri një orë më shumë në shtëpi me time shoqe”.
Roja i bankës i kishte marrë paratë nga ai dhe e kishte mbajtur atë derisa kishte arritur policia, e cila nuk ishte vonuar pasi që stacioni qendror i policisë gjendet në të njëjtin bllok.
Gjatë grabitjes ai mori 3000 dollarë të cilat ju gjetën nga policia, teksa ai po priste.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...