ISIS nxjerr të jashtëligjshme burkën!

8 Shtator 2016 - 12:06      

Duket e pabesueshme, por e vërtetë; grupi ekstremist ISIS ka nxjerrë jashtë ligjit burkat, veshjen tipike të disa vendeve myslimane që mbulon plotësisht fytyrën e grave.

Vendimi është marrë në një qytet verior të Irakut, pavarësisht se dënimet janë brutale për ato gra që nuk zbatojnë veshjet e vendosura nga ISIS.

Shkak është bërë siguria në zonë, transmetonte njoftimet oranews. Në jo pak raste, disa gra kanë hyrë në ndërtesa në Mosul ku më pas u vranë disa komandantë.

Më herët, gratë janë rrahur apo edhe janë vrarë nga “policia morale” e ISIS për shkak se nuk kishin vënë vello në fytyrat e tyre.

Lajmin e bërë publik një faqe interneti iraniane, e cila tha se e kishte marrë informacionin në Ninive të Irakut të premten.

Megjithatë, gratë në zona të tjera të territorit të kontrolluar nga ISIS do të kenë kodin e tyre të veshjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...