Fshatrat e Italisë së Jugut mund të kenë çelësin e jetëgjatësisë

8 Shtator 2016 - 09:37      

Romë, 8 shtator – Të jetosh në një fshat mjaft jugor italian, me shumë diell, në shoqëri të mirë dhe me një dietë të shëndetshme mesdhetare mund të jetë sekreti për një jetë të gjatë, në bazë të rezultateve të një projekti kërkimor mjekësor.

Ekipet e mjekëve kryen kontrolle mjekësore rreth 30 personave të moshës 90-99 vjeç, të cilët jetojnë në Cilento, një rajon i izoluar bregdetar, rreth 130 kilometra në jug të Napolit, dhe i krahasuan rezultatet me ato të personave të moshës mes 50 dhe 70-vjeç, të cilët jetojnë në rajon si dhe me një grup tjetër njerëzish, të cilët jetojnë në vende të tjera.

“Ne kemi zbuluar se këta njerëz jo vetëm që jetojnë gjatë, por edhe më mirë”, citon atsh të ketë thënë Salvatore Di Somma, një profesor i Universitetit të Romës “La Sapienza”, i cili bashkërendoi projektin e quajtur “Cilento Initiative on Aging Esito” (CIAO).

“Sëmundjet tipike të moshës së thyer, të tilla si sëmundja Alzheimer, probleme të zemrës apo perdja e syve praktikisht ishte sikur nuk ekzistonin atje”, u shpreh Di Somma.

“Gjithashtu, niveli i tyre i adrenomedullinit, një hormon që ndalon menstruacionet ishte katër herë më e ulët sesa mendohej”, shtoi ai.

Më shumë kërkime është e nevojshme të ndërmerren për të shpjeguar se përse njerëzit e moshuar të Cilentos janë jashtëzakonisht mirë.

Di Somma tha se mund të ketë të bëjë me një dietë të shëndetshme, niveli i ulët i stresit si dhe niveli i lartë i mbështetjes së komunitetit, që jeta e fshatit italian normalisht e ofron.

“Sigurisht, këta njerëz nuk e dinë se çfarë është stresi”, përfundoi Di Somma.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...