Tradita fisnore - Evo Morales dikur e ka pirë urinën si ilaç

7 Shtator 2016 - 21:45      

Presidenti bolivian Evo Morales, anëtar i fisit indigjen Aymara i cili ishte lindur dhe rritur në një zonë të largët të vargmaleve të Andeve, ditë më parë zbuloi se dikur dinte ta shëronte veten duke e pirë urinën e tij, transmeton koha.net.

"Kur jetoja në fshat, e përdorja lampajën dhe Wiru-Wiru për ta shëruar kollën, por edhe, nuk mund të gënjej, urinën. Kur mjeku më tha ‘Pije urinën, ajo është e mirë’, unë jam shëruar duke e pirë urinën, ajo ishte ilaçi im", tha Morales në një ceremoni në rajonin e Cochabamba, ku mori pjesë në vënien në veprim të pajisjeve mjekësore moderne.
Lampaja dhe Wira Wira janë bimë të cilat përdoren në trajtimin shtëpiak tradicional të kollitjes, ftohjes dhe reumatizmit.

Gjatë ceremonisë, presidenti tha edhe se mjekët bolivian do të duhej t’i kombinojnë mjetet e mjekësisë tradicionale, të cilat edhe sot përdoren shpesh në zonat e varfëra indigjene të vendit, me metodat e trajtimit të përshkruara nga mjekësia moderne.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...