7 Shtator 2016 - 17:42
Qielli është ndryshe nga sa astrologët e lashtë kanë parashikuar. Prej tashmë një muaji, yjësitë nuk janë më të njëjtat. Prandaj 86 për qind e njerëzve deri tani kanë ndjekur horoskopin e gabuar.
Në fakt janë 13 shenja horoskopi dhe shenja e re nuk është një zbulim i ri, pasi kanë qenë astrologët e lashtë babilonas ata që e kanë bërë këtë gjë më parë.
Shenja e 13-të, “Ofiukus”, përfaqëson një njeri duke kapur një gjarpër, që njihet kryesisht si “Serpentarius”, apo Mbajtësi i Gjarprit. Kjo shenjë është përshtatur në shumë kultura, por në thelb mbetet e njëjta.
Në mitologjinë greke Ofiukusi identifikohet si Asklepi, doktori apo perëndia e mjekësisë, djalë i Apolonit.
Ja horoskopi i ri:
Bricjapi (20 janar – 16 shkurt)
Ujori (16 shkurt – 11 mars)
Peshqit (11 mars – 18 prill)
Dashi (18 prill – 13 maj)
Demi (13 maj – 21 qershor)
Binjakët (21 qershor – 20 korrik)
Gaforrja (20 korrik – 10 gusht)
Luani (10 gusht – 16 shtator)
Virgjëresha (16 shtator – 30 tetor)
Peshorja (30 tetor – 23 nëntor)
Akrepi (23 – 29 nëntor)
Ofiukusi (29 nëntor – 17 dhjetor)
Shigjetari (17 dhjetor – 20 janar)
Virtytet e Ofikusit
Nëse keni lindur ndërmjet 29 nëntorit dhe 17 dhjetorit, atëherë i përkisni Ofiukusit.
Ja karakteristikat e tij:
Kërkues i paqes dhe i harmonisë
Poetik
Kërkues i edukimit dhe zgjuarsisë
Njeri me intuitë të lartë dhe me armiq sekretë në familje
Pëlqen të veshë ngjyra verbuese
Përfiton ndere nga autoritetet
Tërheq fat për vete dhe të tjerët
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...