7 Shtator 2016 - 13:18
Për të tretin vit radhazi në krye të kësaj liste qëndron Singapori, ndërsa ndiqet nga Zyrihu dhe më pas Hong Kongu.
Studimi krahason më shumë se 400 çmime individuale të 160 produkteve dhe shërbimeve dhe normat e paqëndrueshme të kursit të këmbimit janë rritur gjatë këtij studimi.
Jon Copestake, një nga redaktorët e anketës, e ka cilësuar këtë vit si vitin më ta paqëndrueshëm në 17 vitet e punës së tij, transmeton tch. “Çmimet në rënie të mallrave kanë krijuar deflacion në disa vende, por në vende të tjera ka pasur rritje të theksuar të inflacionit si pasojë e dobësimit të monedhës”, shprehet Copestake.
Në vijim mund të shihni 9 qytetet më të shtrenjtë në botë për të jetuar:
9. Seul, Koreja e Jugut - Kostoja e jetesës në kryeqytetin e Koresë së Jugut është thuajse në të njëjtin nivel me Kopenhagenin e Los Anxhelesin.
8. Kopenhagen, Danimarkë - Ky qytet është futur në këtë listë gjatë këtij viti për shkak të kostos së lartë të jetesës, krahasuar me pagat.
7. Nju Jork, SHBA - Sipas këtij raporti, kosotoja e jetesës në Nju Jork është duke u rritur në vazhdimësi për shkak të rritjes së inflacionit. Çmimi mesatar për një kilogram bukë është rreth 8.28 dollarë.
6. Londër - Rritja e çmimit të banesave në Londër ka pësuar një rritje të ndjeshme. Vlera mesatare për një pronë në Londër është rreth 500 mijë paund.
5. Parisi është qyteti i vetëm i Eurozonës. Pavarësisht dobësimit të monedhës jetesa është shumë e shtrenjtë.
4. Gjeneva, Zvicër - Raporti thotë se çdo gjë e lidhur me Gjenevën është e shtrenjtë.
3. Hong Kongu - Vetëm gjatë 12 muajve të fundit, Hong Kongu është rritur me 7 vende në këtë listë dhe kjo ka ardhur për shkak të rritjes jashtëzakonisht të çmimeve të shtëpive dhe kostos lokale të jetesës.
2. Zyrih, Zvicër - Luhatjes e frangës zvicerane së bashku me euron kanë ndikuar ndjeshëm për ta renditur këtë qytet në vend të dytë në listë.
1. Singapori - Për të tretin vit radhazi qytet-shteti i Singaporit mban vendin e parë në këtë listë, si qyteti më i shtrenjtë në botë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...