6 Shtator 2016 - 21:38
Fotografit Daniele Cametti Aspri, me banim në Romë, iu tha se konsumi i tij i energjisë elektrike ishte nënvleftësuar përgjatë 10 viteve të fundit dhe se ai duhej ta paguante këtë shumë deri më 19 shtator.
“Unë e konsideroj përpjekje për zhvatje”, deklaroi ai për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
Ai shtoi se që ditën që kishte marrë faturën monstër i kishte filluar hipertensioni dhe se do të merrte një avokat për të kërkuar dëmshpërblim nga siguruesi i tij i energjisë elektrike.
“Problemet e mia shëndetësore nuk do të më largohen derisa të kem këtë shqetësim”, thotë Aspri.
”Kompania ‘Acea Energia’ nuk mund të presë 10 vite për të korrektuar leximet e saj”, thekson ai.
Me anë të një deklarate kompania ”Acea Energia” tha se, në rastin në fjalë, ajo kishte kryer thjesht një operacion rutinë dhe se rillogaritja e harxhimit të energjisë nga klienti kishte qenë korrekte.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...